Të futbollistët dhe stafi i përfaqësueses së Kosovës dalin negativ në testet për korpnavirus para ndeshjes me Moldavinë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se gjithë futbollistët dhe stafi i përfaqësueses, si dhe zyrtarët e federatës kanë rezultuar negativë në testet PCR për COVID-19 të bëra të martën.

“Dardanët” udhëtojnë sot të kompletuar për ndeshjen e nesërme në Parma të Italisë kundër Moldavisë.

Ndeshja do të jetë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Pas Moldavisë, Kosova do ta presë në Prishtinë, Greqinë.