Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen komisione të reja hetimore, pasi për pak muaj do të përfundojë mandati i kësaj legjislature.
Kështu është shprehur ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, ku u vendos që më 26 shtator të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.
Ajo ka shtuar se është vendosur gjithashtu edhe miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
“U dakorduam që te vazhdojë një seancë më 26 shtator me pikat e papërfunduara. Janë tri marrëveshje ndërkombëtare, 28 pika për shqyrtim. Nuk ka hapësirë të mjaftueshme që të përmbyllet puna e një komisioni hetimor”, ka thënë Kusari-Lila.