Të enjten e 24 shkurtit në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se Qeveria Kurti është shumë jotransparente në raport me procesin e dialogut, dhe se ende nuk është parë ndonjë draft-marrëveshje.
“Unë sot nuk mund të flas për draftin e një marrëveshjeje që nuk e kemi parë. Por do të shohim në të ardhmen për një dokument që do ta ndajë Qeveria me deputetët. Të enjten do të diskutojmë për procesin e dialogut nga Qeveria, më shqetësuese është jotransparenca në raport me këtë proces”, deklaroi Tahiri.
Në anën tjetër, kreu i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se dialogu duhet të përmbyllet, ndërsa gjatë kohës sa është dialoguar me Serbinë, sipas tij, Kosova nuk ka pasur ndonjë përfitim.
“Kemi kërkuar që të ketë një raportim të kryeministrit dhe Kuvendi i Kosovës ta mbikëqyrin një proces jetik për Kosovën, që ka mobilizuar faktorin ndërkombëtar”, shtoi deputeti i AAK-së.