Të enjten e 5 dhjetorit do të mbahen dy seanca të Kuvendit, ku njëra do të jetë vazhdim i seancës plenare, e tjetra seancë plenare.
E para do të nisë në orën 10:00, ku janë paraparë të shqyrtohen mbi 20 çështje, që kanë mbetur nga seancat 31 tetor dhe 4 nëntor.
Seanca e dytë do të nisë në orën 14:00, ku do të shqyrtohen 28 pika.
Kurse të hënën është zhvilluar seanca e fundit në Kuvendit, ku u diskutua për qeverisjen katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti.