Të gjithë e keni provuar ndjesinë e të dëshiruarit nje ushqim në një moment të caktuar. Kjo dëshirë e shtuar nuk është gjë tjetër veçsne nepsi për të konsumuar ndonje recetë apo ushqim tjetër të preferuar.
E përtej kënaqësisë që merrni nga ky proces, në të vërtetë nepsi i tepruar mund të jetë një sinjal mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
Nepsi për ushqime të caktuara mund të tregojë shumë mbi mirëqenien e trupit tuaj siç do të shpjegojmë edhe më tej në këtë artikull.
Yndyra e tepërt
Nëse gjatë gjithë kohës ndjeni nevojën e konsumimit të yndyrnave të marra nga mishi apo gjalpi e arrorët kjo tregon se trupi juaj ka nevojë për më shumë energji.
Kjo ndodh zakonisht tek personat që apo kanë filluar ndonje dietë strikte që kufizon ushqimin. Në këtë mënyrë trupi juaj kërkon të përthithë më shumë energji, pra kalori nga yndyrnat.
Trupi i një gruaje në veçanti i kërkon më shumë yndyrnat në përgjithësi e kjo për shkak të disbalancave hormonale. Mungesa e yndyrnave të mira ndikon në ruajtjen e balancës hormonale tek gratë.
Ushqimet e kripura
Me siguri i mbani mend ditët kur dëshironi me patjetër një ushqim të kripur.
Kokoshka, patatina, turshi apo ushqime të tjera shumë të pasura me kripë tregojnë se vuani nga mungesa e elekrtoliteve në trup.
Kjo disbalancë është një tregues i dehidratimit të trupit gjë që ju shtyn drejt ushqimeve me shumë kripë.
Edhe uji i zakonshëm i çezmës është i mbushur me minerale jetike siç janë elekrolitet, minerale që trupit tuaj i duhen që të funksionojë.
Nëse dëshirat tuaja për kripë vijnë bashkë me të përzierat apo dhimbje koke, mungesa e elektroliteve është padyshim shkaku kryesor.
Për fat të mirë, zgjidhja është e thjeshtë, thjesht duhet të rrisni marrjen e lëngjeve e të qëndroni gjithnjë të hidratuar.
Karbohidratet
Karbohidratet përfshijnë çdo gjë që ka të bëjë me brumin e sheqernat. Pra ushqime të tilla si makarona, bukë, tortë, dhe natyrisht, byreku.
Ushqime të të cilat janë një përbërës jetik i ditës së përditëshme të shumë njerëzve.
Përtej paragjykimit se të shëndoshin karbohidratet janë të nevojshme në çdo dietë të shëndetëshme.
Për të fuskionuar si duhet, trupi dhe truri i njeriut ka nevojë për aminoacide të cilat ne i marrim nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë e kryesisht nga karbohidratet.
Një prej këtyre aminoacideve thelbësore është triptofani, i cili ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.
Nëse keni gjithnjë neps për karbohidrate, atëherë kjo mund të jetë një tregues se ju mungon triptofani.
Ushqimet e ëmbla
Çokollata është pa dyshim ushqimi i ëmbël më i dëshiruar i njerëzve. Por nëse keni gjithnjë neps për të kjo do të thotë se keni mungesa magnezi në trup.
Mungesa e magnezit në dietën tuaj të përditëshme dhe në trupin tuaj do të pengojë aftësinë e tij për të prodhuar dopaminë.
Dopamina është një neurotransmetues i rëndësishëm përgjegjës për rregullimin e gjendjes shpirtërore.
Nëse nivelet e tuaja të dopaminës janë të ulta, gjendja shpirtërore do të jetë e njejtë. Nëse jeni në dietë dhe po përpiqeni të shmangni çokollatën, ose nuk mund ta hani atë për arsye të tjera shëndetësore, ka ushqime të tjera që kanë një përmbajtje të lartë të magnezit.
Këtu përfshihen fiqtë, sallata dhe avokado, pasi të gjitha janë të ngarkuara me magnez. Sidoqoftë, çokollata është një burim i mirë dhe çokollata e zezë është edhe më e mirë.