Të dëgjosh muzikë pa kufje, por me rreze ultratinguj. Një grup kërkimor po përpiqet të arrijë këtë rezultat, duke sjellë revolucion në fushën e teknologjisë. Të dëgjosh muzikën pa kufje, me tingullin që duket sikur materializohet në ajër, por që e dëgjon vetëm ti dhe askush tjetër.
Nuk është fantashkencë, por është zhvilluar tashmë një teknologji e tillë, që krijon enklava sonore, ose zona të caktuara ku rreze ultratingujsh kryqëzohen, duke prodhuar audio të dëgjueshme vetëm në pika specifike të hapësirës.
Teknologjia e re kombinon këto fasha ultrasonike me materiale të stampuara në 3D, të cilat janë në gjendje të modelojnë valët audio. Testet e kryera deri tani kanë rezultuar të suksesshme me lokalizimin e tingullit në zonën e caktuar të dëgjimit, duke rezultuar mjaft premtuese për aplikimin e saj në të ardhmen.
Kjo teknologji, mund të gjejë përdorim në shumë fusha, duke nisur nga argëtimi shtëpiak, ku secili prej familjarëve mund të ketë audion e vet pa shqetësuar të tjerët apo në automjet, duke krijuar zona dëgjimi të ndara e personale për secilin pasagjer.