Reperja ka zbuluar se përse nuk po e lanson ende këngën e re.
Tashmë reperja e njohur Tayna ka paralajmëruar këngën më të re e cila pritet të vije së shpejti.
Pak kohë më parë ajo hyri në Instagram për të treguar se tashmë po përgatitet për këngën e re dhe po xhiron klipin muzikor për të.
Tayna ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga e re teksa shihet e rregulluar deri në detaje dhe vallëzonte me fustanin transparent që i theksonte linjat trupore.
Ndërsa së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku ka treguar arsyen e vonesës së projektit të ri.
Një ndjekës e pyeti atë se kur del në treg kënga e re dhe Tayna iu përgjigj pyetjes se kënga e re do të lansohet pas një apo dy jave pasi po i jep kohë ende bashkëpunimit me Flori Mumajesi sepse e meriton.
“Kanga e re kur del?”, shkroi ndjekësi.
“1 deri 2 javë… Gati është gjithçka veç pi japim kohë “Magdalena” se e meriton”, u shpreh reperja.