Reperja e njohur, Tayna, është rikthyer në Prishtinë pas qëndrimit disa javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa po punon rreth projekteve të reja muzikore, ajo anash nuk po e lë as kudjesin ndaj vetes.
Në disa imazhe të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Tayna, ka realizuar disa poza mjaft atraktive në palestër.
Me veshje sportive, reperja nga Prizreni pozoi para pasqyrës teksa vuri në pah linjat atraktive trupore.
Në një nga imazhet, 23-vjeçarja theksoi të pasmet e saj, duke treguar kështu edhe rezultatin e ushtrimeve të rregullta në palestër.
Tayna ndërkohë vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor të fundit “Qe qe” – këngë kjo e cila u prit mirë nga fansat e saj.