Reperja e njohur, Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Këtë herë, reperja ka ardhur në një bashkëpunim me artistin e ri, Gesko.
Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “S’du me ni”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me një klip të veçantë.
Ndërsa, sa i përket realizimit të këngës, për tekstin dhe melodinë u kujdesën Tayna dhe Gesko, ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.
Klipi iu besua produksionit ‘Sekuencë’, teksa producent ekzekutiv është Rinor Hykolli.
Ndërkohë, përveç kësaj, Tayna gjithashtu ka paralajmëruar se albumi i saj i parë në karrierë “Biploar” do të publikohet shumë shpejt.