Rap-artistja e njohur Tayna, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Merri” mban titullin kënga, të cilën e ka lansuar më 14 shkurt apo në Ditën e të Dashuruarve.
Siç edhe ka theksuar, këtë projekt ia ka dedikuar vetes por që sipas këngëtares i dedikohet edhe një personi të zemrës.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për producimin u përkujdes Gesko.
Lexo po ashtu:
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Melodia është realizuar nga këta të dy me ‘beat’ të Xhooleeo Beatz.
Foto: Screenshot/YouTube
Për videon ndërkohë është kujdesur Secuencë, të cilën tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube.
Besohet që edhe ky projekt i Doruntina Shalës (emri i vërtetë) do ta ketë suksesin e merituar nga publiku.