Tayna erdhi joshëse në fotografitë e reja.
Pasi finalizoi projektin e ri muzikor, Tayna, vendosi që të pushojë për disa ditë në një vend ekzotik, shkruan lajmi.net.
Rep-artistja udhëtoi drejt ishujve Maldive, ku po relaksohet në një resort të atij vendi dhe po shoqërohet nga shoqet e saj.
Në fotografitë e fundit, Tayna u shfaq joshëse e veshur me një palë pantallona të shkurtër, në të cilët fokusonte të pasmet.
Ndërsa, sipër kishte veshur një bluzë të shkurtër, e cila ia zbulonte barkun e sheshtë asaj.
Pas atij imazhi, ajo postoi një tjetër video ku shfaqej e veshur me bikini, teksa po e shijonte shiun në Maldive.
“E dua shiun këtu”, shkruan Tayna, teksa tregoi edhe ngjyrën që ka marrë gjatë pushimeve në Maldive.