Tayna lanson projektin “Johnny”, vjen me skena të ‘nxehta’ në klip

Tayna solli projektin e shumëpritur.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, rep-artistja Tayna sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Johnny”, titullohet kënga e re e Taynës me tekst nga vet ajo, ndërsa për anën vizuale është kujdesur Sekuence.

Këtij projekti, artistja ia shoqëroi edhe videoklipin, në të cilin erdhi me stil të veçantë si çdo herë, por nuk munguan as skenat e ‘nxehta’ bashkë me protagonistin e klipit.

https://youtube.com/watch?v=e_MjikExmwg%3Ffeature%3Doembed

Kënga është në stilin që rep-artistja e këndon që nga fillimi i karrierës dhe ka premisat e hitit.

Përveç këtij projekti, Tayna pritet që së shpejti ta publikojë edhe një bashkëpunim me Flori Mumajesit.