Tayna ka nisur përgatitjet për këngën e radhës.
Ka pak ditë që lansoi bashkëpunimin e parë ndërkombëtar, por Tayna nuk e ndal punën për këngët e reja.
Rep-artistja kësaj radhe kërkon mendimin e fansave lidhur me projektin e ri, ngase ka një dilemë se çfarë projekti të realizojë.
“Kënga e radhës? Rep apo tjetër këngë e dashurisë”, shkruan Tayna, teksa pret sugjerimet e fansave.
Kujtojmë se “Moona” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, të cilin e solli në duet me artistin e njohur francez, L’Algerino.