Bashkëpunimi i Taynës dhe Dafinës ka thyer rekord klikimesh.
Nuk ka kaluar ende një vit që kur Tayna e Dafina bashkuan idetë duke na sjellë një nga bashkëpunimet më të suksesshme, shkruan gazetastop.com.
“Bye bye” titullohet kënga e tyre e përbashkët e cila bëri ‘nam’ në tregun muzikor shqiptar.
Kjo këngë vazhdon të dëgjohet edhe sot dhe ka arritur rekordin i cili vështirë thyhet.
Edhe pse ka kaluar kohë, kënga është akoma mjaft e pëlqyer. Kjo këngë ka arritur së fundmi një rekord me mbi 50 milionë klikime. Kjo është një arritje për to, pasi bëhet bashkëpunimi i parë mes dy femrash që arrin këto shifra. Lajmin e kanë ndarë vetë këngëtaret në Instastory, të cilat me siguri janë emocionuar shumë.