Tayna kohën e fundit i ka shpeshtuar udhëtimet jashtë Kosovës, saktësisht në Zvicër.
Reperja ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës tregoi se ka udhëtuar sërish në Zvicër.
Në foto ajo etiketoi Cyrihun, ndërsa shkruan “Shpija e dyt”, kësaj radhe udhëtoi për mbrëmje muzikore, të cilat po i fillon pas pauzës disamujore për shkak të pandemisë, shkruan lajmi.net.
Herën e kaluar, Tayna shkoi për të xhiruar videoklipin e ri, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt.