Moderatroja, Bora Zemani dhe aktori, Donaldi Veshaj duket se kanë vendosur të mos e fshehin më ribashkimin e tyre dhe tashmë kanë nisur edhe të flasin me mesazhe tërthorazi.
Bora ka postuar një foto nga makina dhe i bën një pyetje ndjekësve: “Erdhi vera apo akoma?”

Përgjigjen ia kthen Donaldi me një postim në Instastory.
“Ja se erdhi, po parkon”, shkruan ai teksa ka postuar një foto të tij duke pritur në një ballkon.
