Taksisti i plagosur në Prishtinë mori katër plagë

Personi i plagosur të premten në Prishtinë ka marrë katër plagë në pjesë të trupit, i cili më pas u dërgua për trajtim në QKUK.

Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, ka thënë për Klan Kosovën se i plagosur është pranuar në gjendje stabile dhe i është bërë pastrimi i plagëve.

“Pacienti ka qenë stabil, pavarësisht se ka pasur katër plagë, tri në pjesën e poshtme të këmbës dhe një në shuplakën e dorës”.

“Është trajtuar në emergjencë ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Ortopedi. I është bërë pastrimi i plagëve, ndërsa për operim s’ka pasur nevojë që të hyjë në sallë të operimit”, tha Çitaku, njofotn Klankosova.tv.

Personi i dyshuar që mbeti i plagosur ishte shofer i një veture të një kompanie taksie në kryeqytet.