Taksisti e gjen kuletën plotë me para dhe e dorëzon në Polici

Një taksistë i cili punon ën linjën Prishtinë – Fushë Kosovës e ka gjetë një kuletë plotë me para në veturën e tij dhe e ka dorëzuar në polici.

Policia ka njoftuar se e  ka kontaktuar personin që i ka humbur kuleta dhe ia ka dorëzuar së bashku me paratë, shkruan www.gazetastop.com  

“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli”.

“I njëjti është paraqitur në stacion ku  janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin  e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlerësojmë shumë , ndau edhe  kohën e tij për rastin”, thekson njoftimi i Policisë së Kosovës, shkruan www.gazetastop.com.