Takohen Mustafa e Haradinaj, a kishte marrëveshje?

Isa Msutafa dhe Ramush Haradinaj janë takuar gjatë ditës së sotme.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn gjatë ditës së sotme.

Kjo është konfirmuar nga burime te Ballkani.info, mirëpo nuk është bërë e ditur nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje për  koalicion pavarësisht se, Mustafa ka thënë se pjesë e saj do të jetë edhe AAK-ja.

“Sot është taku Mustafa edhe Haradinaj. Edhe tash veç ka përfundu takimi”, ka bërë të ditur ky burim i Ballkani.info.

Theksojmë se LDK-ja është shprehur e gatshme që ta formojë qeverinë e re në rast se një gjë të tillë ia lejon kushtetuta.

Madje vetë Mustafa ka marrë pëlqimin e strukturave të partisë së tij që ai të jetë kandidat për kryeministër.

Po ashtu Mustafa ka treguar se do të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate si dhe me pakicat.

Në anën tjetër edhe vetë presidenti i vendit Hashim Thaçi, të dielën e kaluar ka paralajmëruar që gjatë kësaj jave do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e fundit kushtetues për krijimin e qeverisë së re.