Takimi i koalicionit u shty për shkak të Fatmir Limajt

Fatmir Limaj nuk gjendet në Kosovë, e kjo duket se është arsyeja që u anulua për sot takimi mes liderëve të LDK’së, të AAK’së dhe të Nismës, me kryeministrin Hoti.

Takimi i liderëve të koalicionit qeverisës me kryeministrin Avdullah Hoti është shtyrë për të hënën.

Nga Nisma Socialdemokrate tregojnë për Gazetën Express se lideri i partisë, Fatmir Limaj nuk gjendet në Kosovë.

Anulimi i takimit është konfirmuar nga zëdhënësi i AAK’së, Lulëzim Blakaj.

 “Sot nuk mbahet takimi i paralajmëruar, është shtyrë për ditën e hënë”, ka thënë ai.

Takimi u paralajmërua sapo Kryeministri Hoti u shërua nga Covid 19 dhe u kthye në zyrë. Ndërsa nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutoheshin aty.

Javëve të fundit ka pasur përplasje publike mes shefit të qeverisë dhe AAK’së.