Tahiri: Transferimi i vendimit te qytetari është festë

Besnik Tahiri i AAK-së pas takimit me u.d e presidentes Vjosa Osmani, ka folur për media, ndërsa ka thënë se kur vendimi transferohet te qytetari është festë.

Ai ka thënë se Kosova ka dëshmuar që di të organizojë zgjedhjet edhe në situatë të vështirë.

“Kur vendimi transferohte te qytetari është festë. Është një festë. Kosova ka dëshmuar stabilitet institucional, kemi organizuar edhe në kohë më të vështira zgjedhje . Dhe në këtë festë besojë se do të kalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, përkundër situatës me pandeminë”, ka thënë Tahiri.

Ai nuk ka dashur të flasë shumë për kandidaturën e deritashme të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për president. Tha se kjo nuk është diskutuar, por pas zgjedhjeve Aleanca do të ketë ofertën e saj edhe për këtë post.