Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media pasi deputetët PDK-së lëshuan senacën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas fyerjeve dhe gjuhës së ulët të përdorur nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kundrejt tyre.
Tahiri në konferencën për media tha se mazhoranca ka pamundësuar zhvillimin normal të seancave të Kuvendit, duke i degraduar ato me një joseriozitet karshi opozitës, përkundër që opozita mundohet të jetë konstruktive.
“Kjo mazhorancë ka sjellë ministra të papërgjegjshëm, ministra jokompetentë. Dhe kur ministrat janë jokompetentë për punën e tyre, siç e patë edhe rastin e Ministres së Drejtësisë atëherë dalin me shpifje dhe me gjëra të pavërteta në raport me deputetët e opozitës”, theksoi ai.
Tahiri tha se janë bërë dy muaj që Kuvendi ka dështuar të mbajë seanca shkaku i mospranisë së mazhorancës dhe i konsideron të papranueshme sulmet e tilla të ulëta nga ministrat e Qeverisë Kurti karshi deputetëve të opozitës.
“U bëj thirrje që të jenë në senaca, të jenë korrekt dhe të prezantojnë punën e tyre, të kenë angazhim për atë që janë votuar, pra për ligjet të cilat duhet të vijnë t’i përfaqësojnë dhe t’i prezantojnë para Kuvendit të Kosovës dhe të mos sillen me këtë arrogancë”, tha ai.
Ai kërkoi nga kryeministri Kurti që t’i ndaloj ministrat e tij të përdorin gjuhë të ulët ndaj deputetes së PDK-së, Blerta Deliu Kodra duke ia cënuar lirinë e fjalës.