Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shpallur gjendje të emergjencës civile në këtë qytet.
Tahiri me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për shkak të rrezikut nga vërshimet nga Lumi Silnica e ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes emergjente.
“Reshjet e fundit kanë bërë që Lumi Llap e Drenica të rrisin jashtëzakonisht shumë prurjet më Lumin Silnica që rrit rrezikun e vërshimeve në qytet dhe fshatrat e Vushtrrisë”.
“Kam urdhëruar rritjen e gatishmërisë maksimale të gjitha ekipeve emergjente komunale. Pikat kritike pritet të jenë vendbanimet përgjatë Lumit ‘Silnica’, Qyteti i Vushtrrisë, Pestova, Prelluzha, Lumi i Madh, Nedakoci”.
“Janë kontaktuar kryetarët e fshatrave dhe janë këshilliar banorët afër lumit Silnica që sonte gjatë gjithë natës të kenë kujdes maksimal. Mundësisht të largohen njerëzit dhe makineritë nga ato shtëpi që zakonisht kanë probleme në rast të vërshimeve. Janë mobiliziar ekipet në QKMF, Zjarrëfikësit dhe Policia”, ka shkruar Tahiri.