Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës.
Tahiri ka thënë se kjo është një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij, siç u shpreh ai, ta trajtojnë si model të dështimit, transmeton klankosova.tv.
“Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një mundësi kjo ideale për pjesëmarrësit tjerë që qeverisjen e tij ta trajtojnë si model të dështimit, ose një shans i rrallë për të, që të ligjeroj se çfarë kanë qenë planet dhe veprimet e tij që quan në dështimin ekonomik në Kosovë”, ka thënë Tahiri.