Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nëse rrëzohet edhe qeveria e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Nëse edhe kjo qeveri dështon, ne duhet të presim momentin që të shkojmë sa më parë në zgjedhje. Nuk do të cojmë mandatar. Duhet të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Tahiri.
“Nuk dua të paragjykoj cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e krijimit të qeverisë, por nëse edhe kjo dështon atëherë duhet shkuar në zgjedhje”, ka thënë Tahiri.
Tutje, Tahiri komentoi edhe një ide hipotetike të bashkëpunimit në mes të PDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk ishte optimist për një bashkëpunim të tillë.
“Kemi të bëjmë me një parti politike qe mashtrimin e ka në radhë të parë”, shtoi Tahiri.