Tahiri: Ligji i Pagave të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave.

Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt.

Gjithashtu u shpreh se edhe procedurat e kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejtë.

“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh ai.

Këto tri propozime ishin të prezantuara nga GP i AAK-së në konferencën për media.

– Ligji i Pagave të hyjë në zbatim me datën 1 shkurt 2023.- Koeficienti në këtë ligj të jetë në vlerë 129 euro.- Nenet që rrezikojnë të drejtën e Ligjit për Paga dhe Ligjit për Zyrtarë Publik, të cilat rrezikojnë që të dergohen në Gjykatë Kushtetuese, të rregullohen mes dy leximeve në Kuvend.