Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre, se ka informuar as presidenten për veprimet në veri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se duhet thënë e vërteta për veriun dhe se kryetarët atje “duhet ta kenë njëfarë legjitimiteti”.

Tahiri tha në Frontal në T7 se kryeministri Albin Kurti po e futë Kosovën “në një rrugë qorre”.

“Është duke e futë Kosovën në një rrugë qorre që ka me na sjellë shumë probleme”, tha ai.

Sipas tij, shefi i Qeveri, për veprimet në veri nuk e ka informuar as presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentja nuk ka qenë e informuar për këtë veprim”, tha Tahiri, ndërsa sipas tij, “në terr informativ” janë edhe deputetët.