Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka rënë në “mina” në takimin me Aleksandar Vuçiqin në Bruksel.
Tahiri thotë se protokolli i takimit ishte kundër Hotit.
“Në takimin e Brukselit Hoti ka ra në mina. Të gjithë punojmë sipas protokollit. E vendosën në një pozicion të papërshtatshëm në pritje të Vuciqit, në korridor. Kjo është kundër protokollit. Pastaj kemi pasur edhe librin “Kosova e Metohija”. Të gjitha këto kanë qenë kundër pozicionit të tij”, ka thënë ai në RTK
Tahiri po ashtu foli për pyetjen e Vuçiqin drejtuar Hotit, për të cilën thotë se ishte ofenduese.