Tahiri kërkon ndihmë nga Qeveria pas reshjeve në Vushtrri

Reshjet e sontme të shiut kanë shkarkuar vërshime në fshatrat Dumnicë, Stanoc të Epërm dhe fshatra tjera të komunës së Vushtrrisë.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, menjëherë ka telefonuar kryeministrin Hoti, ku i ka kërkuar që t’iu dalin në ndihmë banorëve të këtyre fshatrave.

“Sapo bisedova në telefon me Kryeministrin Hoti, pas gjendjes se krijuar me vërshime në Dumnicë, Stanoc të Epërm e fshatra tjera të Vushtrrisë. Ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrëfikësit janë në terren duke i dalur në ndihmë banorëve. Po ashtu ekipet e FSK janë autorizuar nga Kryeministri Hoti dhe Ministri Quni të jenë në gjendje gatishmërie për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur”, ka bërë të ditur Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se është aktiv komisioni komunal për vlerësim të dëmeve dhe do të bëjnë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara.

“Do të ndajme mjete nga buxheti Komunal dhe nga Qeveria për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur”, ka theksuar ai.