Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri i ka bërë ftesë publike Partisë Demokratike të Kosovës që të futen në Qeveri.
Ai beson se hyrja e PDK-së në qeveri do të ishte shumë e mirë për situatën e krijuar pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ftesa ime është për me hy në Qeveri. Jo pse na bën çirak, por në një situatë të tillë, sa më gjatë të jetë do të jetë mirë. Ftesa ime për Partinë Demokratike të Kosovës është që ta reflektojnë situatën sa më mirë”, ka thënë Tahiri për T7.
Ndërsa për çështjen se a duhet të bëhet president i vendit Ramush Haradinaj, Tahiri nuk ka pranuar që të flasë.