Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se sonte kanë rezultuar tre raste pozitiv me koronavirus.
Sipas tij dy të inferkuar me koronavirus janë punëtorë të personelit shëndetësor dhe rasti i tretë është rast kontakti.
Tahiri tha se do të vazhdohet me gjurmimin dhe testimin e kontakteve dhe se situata është nën kontrollë.