Trajnime të reja për investime në energji të ripërtërishme nga GROW

Projekti GROW (Green Recovery and Opportunity Window) i zhvilluar dhe financuar nga Millennium Challenge Corporation (MCC)…

Rreth 200 biznese kosovare trajnohen për investime në energji të ripërtërishme

Me qindra biznese, gjithandej Kosovës, kanë shfaqur interesim për investime në energji diellore dhe efiçiencë të…

GROW – lansohet dritarja e garancioneve bankare për investime në energji

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK) dhe partnerët promovuan sot dritaren e re të garancionevebankare GROW (Green Recovery and Opportunity Window) e cilado të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në energji tëripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.  Nëpërmjet GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive tëGjelbërta do të jepen garanci të reja për institucionet financiarepartnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përfinancimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtëritshmedhe efiçencës së energjisë. Projekti GROW i dizajnuar dhe financuar nga Fondacioni iMilleniumit i Kosovës (MFK) dhe i përkrahur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), hapi sot fazën e dytë të projektit.  Falë kapitalit prej 6 milion Euro të donuar nga qeveria gjermanepërmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, dhe garancioneveshtesë te lëshuara nga agjencioni federal amerikan DFC, dritarja e ree implementuar nga FKGK do t’i ndihmojë institucionet partnerefinanciare në kreditimin e sektorëve të cilët nuk janë shërbyer derimë tani. Si pjesë e fazës pilot, FKGK ka nënshkruar marrëveshjen me bankën ProCredit, si partneri i parë financiar i cili do të ofrojë këtëlloj shërbimi për klientët e tij. Së shpejti do të vijojë bashkëpunimime institucione të tjera financiare në Kosovë.  “Kriza energjetike në Kosovë ka nxjerrur në pah mungesën e investimeve në gjenerimin e energjisë në Kosovë. Barra është bërëedhe më e madhe për ekonominë e Kosovës. Kjo dritare e garancioneve bankare do të ndihmojë në fillimin e gjenerimit tëgjelbër dhe do t’i ndihmojë bizneset të marrin kontrollin e kostove tëtyre të energjisë”-…