Kanë përfunduar të gjitha takimet në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.
Përballja më interesante në këtë rreth ishte ajo në Podujevë mes Llapit dhe Dritës, që përfundoi 4-2 në të mirë të kampionit në fuqi.
Fitore të madhe në këtë xhiroi shënoi edhe Prishtina, që arriti me mjaftë mund të mposht Drenicën me rezultat 1-0.
Skuadra tjetër në garë për titull, Ballkani, po ashtu mori një fitore të madhe, duke mposhtur Besën 4-1 në Therandë.
Fitore në këtë javë shënoi edhe Gjilani që mposhti me rezultat minimal 1-0 Feronikelin.
Një triumf jetik e mori edhe Trepça ’89, që mposhti Arbërinë po ashtu me rezultat të ngushtë 1-0.