“Ta kanë bërë 8 me 2”, Atdheu flet me Sarën për mesazhet kërcënuese nga Dubai

Atdheu dhe Sara kanë pasur takimin e tyre të parë pas përplasjeve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Ata duket se kanë rënë në paqe me njëri-tjetrin dhe kanë folur shumë për të kaluarën dhe faktin që Atdheu mori mesazhe kërcënuese nga persona nga Dubai duke e fajësuar Sarën në lidhje me to. Por në takim sqaroi se ishte veprim i nxituar që nuk i ka ardhur nga ajo.

Sara: Ç’është kjo e dhënë dore si me qenë byrazerë, apo ta kanë bërë 8 me 2.

Atdheu: Nuk ma bën njeri 8 me 2 mua. Të kam munguar gjithë këto kohë?

Sara: Duhet të të pyes unë ty. Çfarë janë ato akuza. Të kam marrë 3 herë në telefon atë ditë.

Atdheu: Mund të them që ishte veprim i ngutshëm, e kam kuptuar që nuk ka ardhur nga ty.

Sara: Pse su sqarove me mua? I kemi pasur aq kofidenca.

Atdheu: Pse the po pas gjithë asaj që ndodhi?

Sara: Se mendoj që kushdo e meriton një mundësi të dytë.

Atdheu: Me aq sa kam kuptuar, ke pëlqim për Çimin dhe Geljanin.

Sara: Po cfarë ke ti, janë të bukur. Edhe ti ke pëlqyer të tjerë.