Sveçla: Vuçiqi gënjeu për Policinë e Kosovës në konferencën e sotme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Twitter është shprehur se presidenti serb ka gënjyer në konferencën e sotme në lidhje me policinë e Kosovës.

Ai është shprehur se në atë konferencë ka pasur shtrembërime të qëllimshme, përcjell Klankosova.tv.

“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.