Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se për operacionin policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kundër kontrabandës me mallra ishin në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.
“Nuk bëhet fjalë për ndonjë aktivitet drejtuar kundër komuniteti serb në Kosovë. Ne do të vazhdojmë me zbatimin e ligjit kudo në Kosovë edhe për të gjithë shkelësit e ligjit do të marrim masa”.
“Ne kemi pasur koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë për këtë operacioni ashtu si për të gjitha operacionet tjera”, tha Sveçla.