Sveçla mohon se ka draft final për pagat e zyrtarëve publikë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk ka draft final për pagat e zyrtarëve publikë dhe s’ka as caktim të ndonjë koeficienti.

“Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e Ligjit për Pagat e Zyrtarëve Publikë, meqë e njëjta përcaktohet me Ligjin e Buxhetit”, ka shkruar Sveçla, duke thënë se lajmi i publikuar në disa media nuk është i vërtetë, njofton Gazeta Stop.

“Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese. Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njëjti të finalizohet”.