Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me situatën që ishte në veri, pas vendosjes së masës së reciprocitetit.
Sveçla shtoi se lidhur me operacionin në veri pati koordinim të brendshëm.
“Koordinimi ynë i brendshëm ishte i shkëlqyer, falënderoj policinë për profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhshme. Ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë që vendimi ynë i datës 20 shtator solli edhe marrëveshjen e Brukselit, ku tashmë Serbia ishte pajtuar për reciprocitet”, ka thënë Sveçla.
Ai bëri të ditur se marrëveshja e arritur në Bruksel është duke u zbatuar dhe se deri më sot janë lëshuar 17 mijë stikersa.
“Deri më sot janë lëshuar mbi 17 mijë stikersa, në pikat kufitare rreth 13 mijë dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve mbi 4 mijë stikersa të cilat mbulojnë të gjitha simbolikat shtetërore të targave të Serbisë”, tha ministri Sveçla.
Ministri shoti se deri më datën 21 tetor kur edhe pritet të mbahet një takim në Bruksel do të jenë të gatshëm të përgatitin një zgjidhje të përhershme për lëvizjen e lirë.
“Deri më 21 tetor do të jemi gatshëm për të përgatitur për të gjetur një zgjidhje të përhershme lidhur me lëvizjen mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, tha Sveçla.