Një zyrtar i shërbimit korrektues, i përfshirë në një rrahje të hënën në Prishtinë, është pezulluar nga puna, ka bërë të ditur të enjten Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, zyrtari F. H, dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje.
SHKK-ja po ashtu ka bërë të ditur se menjëherë është iniciuar procedura disciplinore.