Paris Saint-Germaini (PSG), nuk do t’i bashkohet skuadrave pjesëmarrëse në Superligën Evropiane të klubeve.
Ka qenë presidenti i Paris Saint-Germainit, Al-Khelaifi që ka konfirmuar se ata kanë refuzuar kërkesën e Florentino Perezit për të marrë pjesë në atë kompeticion.
Ai ka thënë se ata do të vazhdojnë punën me shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-n dhe se ka shtuar që futbolli është sport për të gjithë.
“Do vazhdojmë punën me UEFA-n. PSG beson se futbolli është sport për të gjithë. Gjithmonë kam pasur këtë mendim që nga fillimi”, tha i pari i parisienëve.
Janë gjithsej 12 klube të fuqishme të Evropës që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ligë.