Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 28-të, ku në program kanë mbetur edhe tri përballje.
Pas barazimeve në ndeshjet Ballkani – Malisheva (2-2) dhe Drita- Trepça ’89 (1-1), sot do të zhvillohen edhe tri ndeshje.
Spikat takimi me aromë Evrope, mes Prishtinës dhe Dukagjinit, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, është ndeshja më e fortë.
Llapi pret Drenicën në një ndeshje tjetër të fortë, ku skuadrat luajnë me objektiva të kundërta.
Po ashtu edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Gjilanit, do të jetë shumë e fortë, pasi të dy skuadrat duan pikët për objektivat e tyre. /Telegrafi/
