Superliga e Kosovës rikthehet me tre derbi, ‘spikat’ Ballkani – Feronikeli

Sot (e mërkurë) do të zhvillohen tre super sfida në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja më interesante duket që është mes Ballkanit dhe Feronikelit, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, Gjilani pas fitores ndaj Dritës, do t’i bëj ‘konak’ Llapit, skuadër që nuk është në formën e duhur këtë edicion.

Ndeshje interesante do jetë edhe mes Drenicës dhe Malishevës, dy skuadra që renditën në pjesën e epërme të tabelës.

Të tre takimet nisin në ora 15:00.