Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama ka vendosur t’i angazhojë 10 ekspertë për këshilla për disa projekte. Për punën e tyre, komuna ka paraparë t’i shpenzojë 400 mijë euro.
Përparim Rama tash e shtatë muaj ka marrë në duar “timonin” e Prishtinës. Këtë kohë nuk është vërejtur ndonjë punë e madhe. Madje, kryeqyteti i Kosovës është shumë larg Londrës, siç pretendon ta bëjë Rama.
Edhe punët që ka nisur t’i bëjë duket se nuk po u del zot pa ndihmën e ekspertëve të jashtëm, të cilëve tashmë veç u ka dhënë punë, shkruan Demokracia.com.
Megjithatë, angazhimi i tyre po i kushton me kosto të lartë buxhetit të Komunës së Prishtinës.
Për 10 ekspertët e angazhuar përmes një tenderi që ka dhënë Komuna e Prishtinës do të paguhen fiks 400 mijë euro.
Në këtë tender është treguar se këta ekspertë do të japin këshilla për disa projekte të komunës.
“Shërbime për konsulencë për angazhim të 10 ekspertëve për menaxhim të projekteve për nevojat e Komunës së Prishtinës. Vlera e parashikuar e kontratës: 400 000,00. Numri i tenderëve të pranuar: 11”, thuhet në njoftim, përcjell Demokracia.com.
Kurse, në dosjen e tenderit është treguar se kontrata është nënshkruar me 7 persona, të cilët për kohën sa do të këshillojnë do të përfitojnë nga 32 mijë deri në afro 40 mijë euro.
Blendina Dalipi do të paguhet 32 mijë e 400 euro.
Sokol Sallahu do të paguhet 36 mijë euro.
Brisilda Gjana do të paguhet 39 mijë e 960 euro.
Gent Sejdiu do të paguhet 36 mijë euro.
Bedri Sylejmani do të paguhet 39 mijë e 600 euro.
Andi Zhugli do të paguhet 39 mijë e 960 euro.
Idriz B. Maliqi do të paguhet 39 mijë e 999 euro.
Komuna e Prishtinës ka treguar se për t’u arritur implementimi i projekteve, kjo komunë ka nevojë për dhjetë (10) Konsulentë Individualë për Menaxhimin e Projekteve.
Këta ekspertë është thënë se duhet të kenë përvojë disa vjeçare në punë e po ashtu edhe shkollim master.
“Konsulentët individual e të gjitha profileve të Inxhinierisë Master duhet – Te ketë përfunduar Shkollimin Universitar- Master i ndonjë drejtimi inxhinierik – Të ketë së paku dy (8) vite përvojë pune pas diplomimit në fushën e kërkuar (menaxhim të projekteve); – Të ketë referenca të përvojës së punës për menaxhim të projekteve në vlerë prej 600.000,00 €, ku 3 referenca duhet të jenë për menaxhim të projekteve ndërkombëtare – Të ketë Certifikatë trajnimi për menaxhim të projekteve PRINCE 2 apo PMP apo ekuivalente – Të ketë shkathtësi kompjuterike në programet Word, Exel etj. Konsulentët individual e të gjitha profileve të Ekonomisë Master duhet – Te ketë përfunduar Shkollimin Universitar-Masterin e ndonjë drejtimi Ekonomik – Të ketë së paku dy (8) vite përvojë pune pas diplomimit në fushën e kërkuar (menaxhim të projekteve); – Të ketë referenca të përvojës së punës për menaxhim të projekteve në vlerë prej 600.000,00 €, ku 3 – Të ketë Certifikatë trajnimi për menaxhim të projekteve PRINCE 2, PMP apo ekuivalente referenca duhet të jenë për menaxhim të projekteve ndërkombëtare – Të ketë shkathtësi kompjuterike në programet Word, Exel etj. Të njoh Gjuhën Angleze në nivelin B2 apo më lart”.
Komuna e Prishtinës ka strukturë funksionale me 16 drejtori dhe njësi që lidhen drejtpërdrejt me kryetarin. Drejtoritë qeverisen nga drejtorët, të cilët i raportojnë drejtpërdrejt kryetarit. /Demokracia.com/