Supë me thjerrëza dhe spinaq

Një recetë për të gjithë individët të cilët duan të konsumojnë një pjatë të shëndetshme

Supa me thjerrëza është shumë e ushqyeshme dhe iu ndihmon edhe të mbani trupin në formë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 lugë vaj ulliri;
– 1 qepë e grirë;
– 2 domate të grira;
– 3 thelpinj të grirë hudhre;
– 1.5 filxhan thjerrëza;
– 1 lugë e vogël qimjon,
– 1 lugë e vogël kripë;
– 7 filxhanë ujë;
– 2 filxhan spinaq.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe nxehni vajin e ullirit dhe fërgoni 2 deri në 3 minuta.

Shtoni domatet dhe thelpinjtë e hudhrës.

Vazhdoni t’i zieni disa minuta.

Shtoni thjerrëzat, qimjonin dhe kripën.

Përzieni mirë dhe qitni sipër ujë.

Vazhdoni t’i zieni rreth 30 minuta.

Shtoni spinaqin dhe zieni edhe 3 minuta.

Ju bëftë mirë.