Policia e Kosovës për rajonin e Pejës sot ka bërë të ditur se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është sulmuar fizikisht në Pejë nga dy persona.
Rastin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’, është sulmuar nga perona të dyshuar. Kryetari i Komunës së Pejës ka pësuar lëndime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.
Ndërkaq, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë tha për Telegrafin se dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar kryetarin e Pejës dhe janë ndaluar për 48 orë.