Sulmi terrorist në Banjskë, BE: Autorët të vihen para drejtësisë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Avio Orav në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, foli për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ai thotë se shpreson që ky normalizim të arrihet, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse kam përmendur normalizimin, do të thotë që të dyja duhet ta bëjnë. Nëse Bashkimi Evropian kërkon gjëra nga Kosova, shpresojmë që Kosova t’i bëjë ato, e njëjta vlen edhe për Serbinë”, tha Orav.

Tutje, ai foli edhe rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, e që Orav edhe njëherë përsëriti thirrjen që autorët të dalin para drejtësisë.

“Natyrisht që sulmi në shtator të vitit 2023 ka qenë shumë i rëndë, dhe ajo që kërkojmë është që kryerësit të sillen para drejtësisë, dhe duke qenë që kjo s’ka ndodhur ende, ne vazhdojmë ta kërkojmë këtë”, tha ambasadori.