Sulmi në Ferizaj: Një 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Një 10-vjeçare e cila ishte në mesin e katër kalimtarëve që u therën me thikë nga një burrë sot në Ferizaj, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla për Klankosova.tv.

Ai ka thënë se 10-vjeçarja është në rrezik për jetën dhe se e njëjta do t’i nënshtrohet operimit. Dy të lënduar të tjerë të cilët poashtu janë dërguar në QKUK, janë në gjendje stabile.

Sulmi me thikë është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se i dyshuari është arrestuar, por ende nuk dihen shkaqet që e çuan të njëjtin ta kryente këtë akt.