Sulmi në bazën ushtarake në Lviv, nëntë të vrarë dhe 57 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 plagosur gjatë sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv, tha guvernatori i rajonit, Maksym Kozytsky.

Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv. Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar në bazë.