Luis Suarez vazhdon t’i bëjë për vete tifozët e tij të rinj në Atletico Madrid, pasi e vendosi një rekord të ri me golin e fitores në çastet e fundit kundër Alavesit, duke u bërë lojtari më fillimin më të mirë në klub në shekullin 21.
Sulmuesi uruguaian i dha fund karrierës në Barcelonë në verë pas gjashtë sezoneve plot trofe, kur u shpallë tepricë në skuadrën e trajnerit të ri Ronald Koeman, transmeton Gazeta Express.
Atletico e solli atë shpejt në Wanda Metropolitano dhe Suarez nuk ka humbur kohë për ta lënë shenja në rivalin e Barcës në La Liga.
Ai shënoi gol në minutën e 90-të të dielën, duke ia siguruar skuadrës së Diego Simeones një fitore 2:1 kundër Alavesit.
Ky ishte goli i tij i nëntë për Atleticon në sezonin 2020/21, që nënkupton se ai është në garë për këpucën e artë me Gerard Morenon e Villarrealit dhe Iago Aspasin e Celta Vigos këtë sezon.
Në 11 paraqitje deri tani për Atleticon në ligë, Suarezi i ka dhënuar nëntë gola dhe i ka dhuruar dy asistime, duke e thyer rekordin e Radamel Falcaos për fillimin më të mirë të karrierës në Atletico këtë shekull.