Njerëzit janë mësuar të shohin paralajmërime alarmuese në produktet e duhanit për rreziqet vdekjeprurëse që sjell. Tani një studim ka konkluduar se një qasje e njëjtë për rreziqet nga disa ushqime, mund të bëjë që njerëzit ta ndalin konsumimin e mishit.
Sipas hulumtimit të Universitetit Durham, paralajmërimet me pamje të rënda – ngjashëm sikur ato që gjenden në pakot e cigareve (paralajmërimi për impotencë, sëmundje zemre a kancer të mushkërive) – mund të reduktojë konsumimin e ushqimeve që përmbajnë mish me 7 deri 10 për qind.
Ky ndryshim mund të ketë ndikim në të ardhmen e planetit. Sipas një sondazhi të ri të kryer në Britani të Madhe, 72 për qind e popullsisë atje ka thënë se ha mish. Por Komiteti për Ndryshime Klimatike (CCC) ka thënë se në Britani duhet të ndalet konsumi prej 20 për qind deri më 2030 dhe për 50 për qind deri më 2050, për t’i arritur caqet që lidhen me ndryshime klimatike.
Jack Hughes, që udhëhoqi studimin, ka thënë se kanë ndarë 1001 mishngrënës në katër grupe dhe u kanë treguar pamje të ushqimeve me paralajmërime të rënda për shëndetin, klimën, për rrezik për pandemitë (për shkak të bujqësisë) ose edhe pa to.
Paralajmërimi për pandeminë doli të jetë më bindësi që njerëzit të mendojnë për ndaljen e konsumit të mishit, duke ulur përqindjen e konsumit për 10 për qind, duke ndjekur paralajmërimin për shëndetin që shënoi rënie prej 8.8 për qind, pastaj atë për klimën me 7.4 për qind.
Hulumtuesit besojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në zgjedhjet e njerëzve për të ndikuar në të mirë të ambientit.
Studimi u publikua në revistën “Appetite”.